Brenda ditës: Ndahet nga jeta edhe nëna e 63-vjeçarit që u godit për vdekje nga vetura në Prishtinë – varrosen përnjëherë

Gazeta Sinjali mëngjesin e sotëm raportoi se këmbësori që u godit dje nga një veturë në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë, s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Tragjedia u thellua më tej në familjen Govori, pasi pas vdekjes së 63-vjeçarit, Enver Govori, ka ndërruar jetë edhe nëna e tij, Nazife Govori.

Sinjali mëson se familjarët dhe të afërmit janë mbledhur në varrezat e qytetit në Arbëri për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy të ndjerëve.

Ndërkohë, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin, Bashkim Zeneli, tashmë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Banorët e fshatit Gjonaj në Prizren ia vënë flakën trafos si revoltë për mungesën e rrymës