Arrestohet këngëtarja e njohur Enca

Policia e Tiranës ka vënë në pranga këngëtaren e njohur Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin Enca.

Euronews shkruan se 28-vjeçarja akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Forcat e komisariatit nr. 1 kanë zbuluar në apartamentin e saj në periferi të Tiranës, 5 vazo ku ishin mbjellë hashash.

Kanabisi ishte kultivuar në verandën e banesës

Lexo edhe:  Shteti në “luftë” me kontrabandën, konfiskon sasi të konsiderueshme cigaresh