Ekstradohet nga Zvicra kosovari i dënuar me burgim, zbulohet identiteti i tij
Të enjten pasdite, është ekstraduar nga Zvicra një 33-vjeçar kosovar, i cili po kërkohej me urdhërarerst të lëshuar nga Gjykata pasi ishte shpallur fajtor dhe dënuar me burgim për një rast të mëhershëm. I riu është dërguar tashmë në burg.
Siç merr vesh Sinjali, kosovari që u ekstradua nga shteti zviceran është Besnik Ajeti, i cili është arrestuar nga Policia posa është sjellë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
I riu ishte shpallur në kërkim dhe pas bashkëpunimit ndërkombëtar është kapur nga autoritetet zvicerane.
Zyrtarët policorë të Zvicrës e kanë dorëzuar të njëjtin te Policia e Kosovës.
Të njëjtat burime thonë se pas përfundimit të procedurave policore, Ajeti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.