Gjendje e mjerueshme e mbeturinave në një pjesë të Mitrovicës, qytetarët të revoltuar

Ndër problemet kryesore jo vetëm të kryeqytetit, por edhe në shumë qytete të tjera vazhdojnë të jenë mbeturina. Qytetarët shpesh ia lënë fajin komunave dhe kompanive përgjegjëse, duke kërkuar zgjidhje pasi si pasojë e kësaj po rrezikohen edhe nga qentë endacakë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga një pjesë në qytetin e Mitrovicës, që ndodhet në gjendje të mjerueshme nga mospastrimi i mbeturinave.

Në pamjet e mëposhtme shihen kontejnerët e thatë, ndërkaq përreth tyre ka plot mbeturina.

Sipas sinjalizuesit, ky lokacion ndodhet jo fort larg kompanisë së pastrimit “Uniteti” në Mitrovicë.

Lexo edhe:  Murati tregon se 25 mijë familje kanë marr të dyfishuar asistencën sociale