Në Tiranë ngritet memoriali përkujtimor për grupet e para stërvitore ushtarake të UÇK-së

Në zonën e Surrelit të Tiranës është ngritur memoriali përkujtimor për grupet e para që u stërvitën ushtarakisht në formë të organizuar, me synimin për të çliruar Kosovën.

Është ngritur memoriali i cili përkujton grupet e para që u stërvitën ushtarakisht në formë të organizuar, me synimin për të çliruar Kosovën nga okupatori serb në afërsi të zonës së Surrelit në Tiranë.

Këto grupe u përgatitën 33 vjet më parë nga ushtarakët e ushtrisë shqiptare, ku mes tyre në stërvitje morën pjesë edhe Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Sali Çekaj, Ilaz Kodra, të cilët sot janë dëshmorë të kombit.

Ngritja e këtij memoriali është iniciativë e gazetarit nga Shqipëria, Marin Mema, për të përkujtuar historinë e ushtrimit ushtarak të grupeve të para për çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Lexo edhe:  “Një familje nga Drenica e shërova nga magjia”, Plaku që u bë katolik nervozohet kur e dëgjon: Pse po rrenë nenën ta q***