Policia njofton: Ndaluam kontrabandimin e pashtetave nga Serbia

Policia e Kosovës gjegjësisht, njësitet kufitare të Task Forcës –Lindje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Stacionin për Mbikëqyrje të Kufirit kanë kapur 250 pako me argeta, që dyshohet se janë me prejardhje nga Serbia.
Tutje policia tregon se pakot e argetave të sekuestruara janë kapur në hyrje të fshatit Novosellë të komunës së Kamenicës.

Ndërsa lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor- Dheu i Bardhë.

Lexo edhe:  Aksident në Gllarevë, katër të lënduar