Vetura inteligjente e policisë identifikon 917 kundërvajtës për 5 javë në trafik në një qytet

Për pesë javë, policia e trafikut në Prizren, duke shfrytëzuar veturën inteligjente patrulluese, ka identifikuar 917 kundërvajtës në trafik, të cilëve edhe iu janë shqiptuar gjobat përkatëse dhe atë më së shumti për disa kundërvajtje të veçanta si: Tejkalim të shpejtësisë, skadim i afatit të regjistrimit si dhe përdorim i telefonit mobil gjatë ngasjes së mjetit.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka sekuestruar 393 tabela të regjistrimit me afat të skaduar.

“Gjatë kësaj periudhe patrullat policore të Njësisë Rajonale të Rregullimit të Komunikacionit Rrugorë të Prizrenit përveç patrullimit me veturë inteligjente kanë pas edhe aktivitete të tjera dhe patrullime të shtuara me qëllim te krijimit të sigurisë në qarkullimin rrugore si dhe parandalimin e aksidenteve të trafikut”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  “200 euro ose ta marrim shpirtin”, grabitet 78-vjeçarja në Prishtinë, hajnat ia zënë pritën duke dalë nga shtëpia