Ngjarja tragjike për familjen kosovare: Ky është 39-vjeçari që u gjet i vdekur disa orë pasi la veturën në mal

Mbrëmë u raportua për një rast të rëndë që ka ndodhur në Ferizaj, ku një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete, disa orë pasi e kishte lënë veturën në malet e Jezercit.

Ky rast tragjik ka tronditur familjen, e cila u tmerrua pasi s’dihej asgjë për fatin e tij, derisa u gjet i vdekur.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë të ditur se i dyshuari që vdiq në rrethana të dyshimta është Shaban Misini, vdekja e të cilit u konstatua nga mjekët.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja ende janë të panjohura, por ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Vdekje e dyshimtë”.

Rasti është denoncuar nga familjarët e viktimës, të cilët kanë dhënë deklarata para Policisë, me ç’rast kanë nisur kërkimet për orët të tëra, derisa i ndjeri u gjet në orët e pasdites.

Lexo edhe:  Gani Geci ishte çuditur me Rron Gjinovcin: Më pati thënë e kam lexuar Marxin 5 herë