Xhaxhai i Lulzimit i jep besë dorasit një muaj

Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari, ka njoftuar se Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu (18 vjeçar), i cili vdiq pas një sulmi brutal nga dy të mitur, i ka dhënë besë dorasit një muaj.

“Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoi Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës (një muaj nga sot) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit!”, ka shkruar në “Facebook” kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari.

Lexo edhe:  Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e së shtunës në Arabinë Saudite?