Dy vushtrrias gjejnë një kuletë me para, e dorëzojnë në Stacion Policor

Me datë 26.01.2024 në Stacionin Policor Vushtrri është paraqitur një qytetar, i cili ka njoftuar policinë se rreth orës 08:30, kishte gjetur një portofol (kuletë) në rrugën ,,Zejnullah Begu” në Vushtrri.

Në kuletë kishte pasur një sasi e të hollave dhe një foto, mirëpo nuk kishte pasur dokumentacion të ndonjë personi.

Gjithashtu me datë 26.01.2024, rreth orës 16:20, një qytetar ishte paraqitur në Stacionin Policor Vushtrri, i cili kishte njoftuar policinë se kishte gjetur një sasi të hollave në rrugën ,,Ramadan Fazliu” në Vushtrri. Paratë i kishte gjetur në rrugë dhe në afërsi të tyre nuk kishte vërejtur portofol apo ndonjë dokumentacion.

Me gjithë përpjekjen e policisë për identifikimin e pronarëve, deri në këto momente nuk është arritur një gjë e tillë, andaj policia lëshon këtë informacion publik me qëllim që pronarët të njoftohen dhe të lajmërohen në Stacionin Policor Vushtrri apo të kontaktojnë policinë në numrin 192.

Lexo edhe:  Këto vendbanime do mbesin nesër pa rrymë 5 orë