Rrahje në Gjakovë, 38-vjeçari bën për spital një person, policia identifikon personat nga kamerat e qytetit

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për rrahje mes qytetarëve, të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike.

Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘Dëshmorët e Hereqit’ në Gjakovë, ku dy persona janë përfshirë në një rrahje.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se Policia ka identifikuar personat e përfshirë në rast përmes pamjeve nga kamerat e sigurisë që monitorojnë atë zonë, me ç’rast kanë arrestuar personin e dyshuar. Ndërkaq viktima ka qenë e pamundur të intervistohet shkaku i gjendjes së tij shëndetësore.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’. Me urdhër të prokurorit, 34-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  A do të zëvendësohet mësimi i humbur, deklarohet Këshilli i Prindërve