LAJMI I FUNDIT: Bllokohen punimet në magjistrale, banorët e Pestovës qesin traktorët në rrugë – kërkojnë rreth në fshatin e tyre

Mëngjesin e sotëm janë bllokuar punimet në magjistralen e Mitrovicës në fshatin Pestovë.

Banorët e këtij fshati kanë dalë me traktora në rrugë dhe kanë bllokuar punimet dhe qarkullimin, shkruan “Jepi zë”.

Ata po protestojnë për një rreth që, sipas tyre, është larguar nga projekti.

Banorët i kanë thënë gazetës se në vitin 2019 në projekt ka qenë rrethi, i cili tani u largua.

Lexo edhe:  Shpërthim i fuqishëm në Serbi – përfshihet nga flakët një fabrikë, një viktimë dhe katër të plagosur