Një burrë gjendet i vdekur në rrugë, mësohen detaje kush është

Mëngjesin e sotëm një burrë është gjetur i vdekur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës të cilët fillimisht kanë pranuar informata se i njëjti ka mbetur i shtrirë në trotuar, raporton Gazeta Sinjali.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe nga aty është kuptuar se i njëjti tanimë ishte pa shenja jete.

Viktima është 69-vjeçari, R.G nga Prizreni i lindur në fshatin Muhlan të Suharekës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Lexo edhe:  Pamje: I dyshuari Jevtiç që e përmendi Sveçla, shoqëronte djalin e Vuçiqit, Danilon në Graçanicë për Vidovdan