Dy femra sulmojnë dy zyrtare të policisë në Mitrovicë, i bëjnë për spital
Dy femra kosovare janë arrestuar për shkak se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtare policore
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:40, në stacionin policor në Mitrovicë të Jugut.
Policia ka bërë të ditur se dy zyrtaret policore kanë pësuar lëndime të lehta trupore, për të cilat edhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëra është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim