Qytetarët shqiptarë nga Tropoja dhe Bajram Curri nisen drejt Kosovës në përkrahje të protestës ” Marshojmë për Drejtësi”

Marshi i paralajmëruar të mbahet sot në kryeqytet pritet të jetë më i madhi që nga paslufta.

Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në marshin në përkrahje të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë, shkruan Jepi zë.

Grupe të ndryshme të qytetarëve tashmë janë nisur drejt Prishtinës.

Dy lokalitet veriore të Shqipërisë, Tropoja dhe Bajram Curri ishin vendet që kontribuan më së shumti në luftë, shkruan Jepi zë.

Banorë të këtyre trevave tashmë janë nisur për ta mbeshtetur marshin në përkrahje të ish ushtarëve të UÇK-së./ Jepi zë

Lexo edhe:  Prishtina ndalon shitjen dhe therjen e kurbanëve në rrugë e hapësira publike