Kishte 6 ditë që ishte martuar, si humbi jetën tragjikisht kushëriri i Kiara Titos

Dorjo Duka, shkoi në Itali për të festuar ditëlindjen e kushëririt por fati i 30-vjeçarit shqiptar ishte tragjik.

Natën e 21 janarit, makina me të cilën udhëtonte u përplas kokë me kokë me një Mercedes CLA, e cila ndodhej në korsinë e kundërt.

Sipas medieve italiane i riu kishte shkuar nga Shqipëria në Itali të shtunën së bashku me motrën, për të festuar ditëlindjen e kushëririt të tij me të cilin ishin shumë të lidhur.

Dorjo është kushëriri i moderatores së njohur Kiara Tito, e cila dje reagoi rrjetet sociale dhe shkruante se e gjithë familja ishte e tronditur për vdekjen e tij.

“Një lajm që na tronditi të gjithëve familjarisht. Një nga njerëzit me shpirtin më të mirë, por aq i mirë ishe sa zoti të deshi për vete. U prehsh në paqe kusho”, shkroi Kiara ditën e djeshme.

I riu kishte vetëm 9 ditë që ishte martuar.

 

Lexo edhe:  Vëllai i Rexhep Selimit godet Qeverinë Kurti: Nuk mbahet shtëpia me zor, shpallni zgjedhjet e jashtëzakonshme