Parashikimi i motit për sot dhe fillimin e javës së ardhshme

Sot pritet të mbajë mot shumë i ftohtë, në mëngjes ende me disa vranësira, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell dhe ndonjë vranësirë të rrallë lokale.

Mëngjesi do të jetë me acar të fortë polar, ndërsa gjatë ditës temperaturat mund të kalojnë në “plus”. Temperatura minimale deri në -12gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale deri në 2 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë me diell dhe vranësira, ndërsa me kalimin e orëve me tendencë kthjellimi në tërë rajonin. Paradite mund të ketë ende vranësira në pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe pjesën jugore e juglindore të Shqipërisë, ndërsa gjatë ditës kthjellim në tërë territoret. Do të jetë një ditë mjaft e ftohtë e në viset kodrinore-malore me acar të fortë.

I ftohti do të ndjehet edhe më shumë për shkak të erërave të forta dhe akullta nga veriu e verilindja.

Edhe më i fortë do të jetë acari mbrëmjen natën dhe mëngjesin e së dielen në të hënën.

Të hënën na pret mot kryesisht me diell. Mëngjesi me acar të fortë polar e dita kryesisht me diell.

Të martën një front i ri i ftohtë ajror sjellë reshje kalimtare bore në disa zona të Kosovës, ndërsa acari do të zbutet, por mbetet ende prezent. Reshje të dobëta, kalimtare bore përpos disa viseve të Kosovës priten edhe në disa zona në Maqedoninë Veriore, veri të Malit të Zi dhe verilindje të Shqipërisë.Reshjet do të jenë të pakta dhe të karakterit lokal./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Burri e rrah brutalisht gruan, dërgohet për trajtim në QKUK - Prokurori e liron të dyshuarin, pas arrestimit