Këta janë dy të dyshuarit që u arrestuan për shkaktimin e plagëve vdekjeprurëse ndaj 18 vjeçarit në Podujevë

Një rast i rëndë ka tronditur Podujevën dhe jo vetëm, ku një 18 vjeçar ka ndërruar jetë pasi mori plagë të rënda trupore të shkaktuara nga dy të mitur.

18 vjeçari Lulzim Fejzullau, ditën e 14 janarit është goditur me veturë dhe më pas është rrahur brutalisht me shkopinj metali nga dy të dyshuar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Drenica” në Podujevë.

Fejzullahu është bartur për trajtim në QKUK, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Ai ndërroi jetë në Klinikën Intensive pasditen e sotme, gjashtë ditë pas rastit të rëndë.

Burime të Indeksonline pohojnë se dy të dyshuarit lidhur me rastin janë Eltion Kadriu, 16 vjeçar dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Indeksonline se dy të dyshuarit janë arrestuar.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka deklaruar se rasti i iniciuar fillimisht si “Vrasje në tentativë” tani është ricilësuar si “Vrasje e rëndë” ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në masë të paraburgimit.

Lexo edhe:  Plas sherri në Obiliq: Burri kërcënon të riun, e gjuan me sëpatë