Gjendet shëndoshë e mirë vajza 14-vjeçare që u raportua e zhdukur disa orë më parë në Prizren

Familjarët e 14-vjeçares kanë njoftuar se vajza e raportuar disa orë më parë si e zhdukur është gjetur shëndoshë e mirë.

Kështu është bërë e ditur nga familjarët përmes një postimi në rrjetin social ” Facebook”.


Ndryshe, një vajzë e moshës 14-vjeçare është zhdukur tash e tri ditë në Prizren, familja e së cilës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Rastin e konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se organet kompetente janë duke hetuar zhdukjen e 14 vjeçares.

“Është raportuar e zhdukur me datë 16.01.2024, por sot familja kanë kërkuar ndihmë edhe përmes mediave. Rasti është nën hetime nga Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren”, ka thënë Bytyqi

Lexo edhe:  Dalin pamjet e aksidentit të tmerrshëm, ku vdiqën 3 persona dhe u lënduan 3 të tjerë