Vazhdon të jetë në Turqi – kërkohen edhe 62 mijë euro për Llukman Ahmetin, mitrovicasin që u aksidentua duke shpërndarë pica

Llukman Ahmeti është aksidentuar kohë më parë dhe është duke u trajtuar në Turqi.

Tani ai ka nevojë për ndërhyrje të tjera, të cilat kushtojnë 62 mijë euro.

Familja nuk ka mundësi të sigurojë këto mjete, andaj po kërkohet ndihmë.

Apel për ndihmë nga hoxha Armend Haxhiu:

Ftojmë të gjithë vëllezërit dhe motrat, kudo që janë, që ta ndihmojnë vëllaun tonë Nexhdet Ahmetin, që ta mjekojë djalin e tij.

Për ata që nuk e njohin Nexhdet Ahmetin, është një besimtarë i dalluar me moral të lartë, veteran i UÇK-së dhe ish i burgosur politik.

Djali i Nexhdetit (Llukmani) gjersa ishte duke punuar si ” Pizza Delivery”, ka pësuar një aksident ku u lëndua rëndë.

Për momentin ai gjendet në Turqi dhe iu është nënshtruar ndërhyrjeve të shumëta kirurgjike, mirëpo trajtimi i tij nuk ka mbaruar dhe ka nevojë ende për ndihmën tonë.

Kërkohet intervenim tjetër, intervenimi me disa shpenzime percjellese iu kushton 62000 euro.

Lusim Allahun ta shërojë atë me një shërim të plotë, e nëse nuk keni mundësi të kontribuoni, së paku ta ndihmomjë vëllaun tonë duke e shpërndarë linkun.

Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij ..!

Lexo edhe:  Këta janë tifozët që përfunduan në ndalim policor pas incidentit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Llap