Spahiu: Kosova ndodhet në një rrezik lufte nga Serbia

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, pritet të zhvillohet të hënën, më 21 nëntor.

Në këtë takim pritet të diskutohet për targat ilegale serbe në veri të vendit.

Lidhur më këtë takim për kosovalive.net, ka folur edhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu.
Ai ka deklaruar se çështja e targave dhe çëshjet e tjera teknike janë shkas i kësaj situat me vetë faktin se ShBA po ndërtojnë një narrativë se Albin Kurti nuk po i dëgjon.

“Çështja e targave dhe çëshjet e tjera teknike janë vetëm një shkas në këtë ovërtyrë. Fakti që ShBA, po ndërtojnë një narrativë se Albin Kurti nuk është duke i dëgjuar, duke bërë thirrje publike në njërën anë dhe duke toleruar në anën tjetër. Veprimet që ai bënë përballë kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregon që po e fusin në grackë Serbinë për të thënë që ne nuk e kemi në dorë e ju merruni vesh me paqe, e nëse nuk merreni vesh me paqe atëherë qëroni hesapet me njëri-tjetrin”, ka deklaruar ai.
Spahiu ka deklaruar tutje se në bisedimet Kosovë- Serbi, në këtë lojë të perëndimit është njohja e Kosovës.

“Ndodhemi në një moment kur luftën mund ta kemi pranë, jann shumë argumente që të qojnë në këtë konkluzion, pra gjithë Evropa, me përjashtm të Serbisë që është nën orbitën e perëndimit, duke u përfshirë prej vendeve skandinave e deri tek vendet e ballkanit. Serbia është e vetmja në oazenë e të gjithë Evropës, me politikën e saj shekullore. Bisedimet Kosovë- Serbi, njohja e Kosovës është vetëm një element në lojë, në përpjekjet e perëndimit për ta vënë Serbinë nën orbitën e saj. Në kohën kur Rusia po e humb luftën e saj në Ukrainë dhe është në një defanzifë të plotë është një moment kur NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj, mund të bëjnë përpjekjen e fundit që ose me hatër ose me dhunë ta fusin atë në orbitën e perëndimit. Pra opsioni i luftës mund të zhvillohet vetëm duke shërbyer Kosovën si një karrem ku Serbia mund të detërohet në të, e pastaj NATO ti bjerë në të dhe ta merr Serbinën nën kontrollë”, ka deklaruar Spahiu.
Spahiu potencoi se Kosova është e rrezikuar nga lufta e Serbisë.

Lexo edhe:  Gjendet drogë në Burg, i burgosuri e kishte fshehur në xhep