Sulmi seksual ndaj motrave të mitura në Skenderaj: Këta janë tre të dyshuarit, një grua dhe dy të rinj

02 Press sot në mëngjes raportoi për një rast të sulmit seksual në Skenderaj, ku viktima janë dy vajza të mitura të moshës 11 dhe 12-vjeçare. Fqinja e tyre i kishte ftuar ato në banesë, ku ndodheshin edhe dy familjarë të saj të rritur, të cilët dyshohet se sulmuan seksualisht dy motrat. Policia ka arritur që t’i arrestojë tre të dyshuarit, të cilët kanë përfunduar në ndalim policor.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për 23-vjeçaren, Arjeta Smajli dhe dy familjarët e saj, Bledar Jashari 22-vjeç dhe Anton Smajli 30-vjeç.

Rastin e ka denoncuar në Polici babai i vajzave, sipas të cilit pasi Arjeta i ftoi të miturat në banesën e saj, dy të dyshuarit tjerë i kanë sulmuar ato seksualisht.

Si rezultat i denoncimit, Policia dhe Prokuroria janë vënë në veprim, me ç’rast është urdhëruar ndalimi i të dyshuarve.

Pas arrestimit, ata janë shoqëruar në Polici dhe me pas kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin.

Prokurori i Shtetit ka vlerësuar se ka prova të mjaftueshme që t’i ndalojë të njëjtit për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Bossi i ‘Shell Kosova’ përfundon prapa grilave, Gjykata urdhëron masën e paraburgimit