Arrestohet një mësimdhënës në Gjilan, dyshohet se ngacmoi një grua në rrjete sociale

Mësimdhënësit kosovarë shpesh herë kanë hasur në telashe me ligjin, si pasojë e denoncimeve nga qytetarët. Së fundi hetimet kanë nisur ndaj një profesori të gjimnazit ‘Zenel Hajdini’ në qytetin e Gjilanit.

Sinjali mëson se mësimdhënësi është arrestuar nën dyshimet për ngacmim ndaj një gruaje, ku përmes rrjeteve sociale e ka shqetësuar atë.

Përballë kësaj situate, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës të cilët kanë arritur që ta arrestojnë personin e dyshuar.

Mësimdhënësi është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën ‘Shqetësim’.

Lexo edhe:  Serbët preferojnë Shqipërinë, zgjedhin të kalojnë pushimet në Durrës e Sarandë: Çmime të lira