Mosmarrëveshje rreth divorcit, gruaja rrah burrin në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth divorcit është sulmuar fizikisht nga e dyshuara bashkëshortja e tij.

Në raportin 24 orësh të PK-së bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:00, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth divorcit është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare bashkëshortja e saj. E dyshuara është dërguar për tretman mjekësor, pasi e njëjta vuan nga depresioni dhe epilepsia”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt

Lexo edhe:  U kapen me mbi 1 kg drogë, arrestohen dy persona në Prishtinë