Familja në hall me djalin përdorues të narkotikëve, babai e çon në Polici

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Shpeshherë shkak i sjelljeve agresive ndaj familjarëve është edhe abuzimi me pije alkoolike e substanca narkotike.

Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndohdur mbrëmë në një familje në Obiliq, ku një person dyshohet se e ka kërcënuar babanë e tij.

61-vjeçari është detyruar të kërkojë ndihmën e tij dhe i njëjti ka deklaruar se djali i tij është përdorues i substancave narkotike dhe pas një konflikti verbal, e ka kërcënuar.

I dyshuari menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar për në drejtim të panjohur dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet 29-vjeçari.

Lexo edhe:  Profesori anglez: Qeveria e Kosovës ta respektojë vetën, të mos zmbrapset nga vendimi për targat