Ditë e rëndë për Shqipërinë: 8 të vdekur për pak orë, mes tyre babai me dy fëmijë

Kjo e premte mund të cilësohet një ditë e zezë për Shqipërinë, duke shënuar një bilanc tragjik në jetë njerëzore. Gjatë pasdites kanë humbur jetën tetë persona, në rrethana tragjike.

Dy persona humbën ndërruan jetë në plazhin e Lezhës dhe Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ata humbën jetën për shkak të arrestit kardiak.

Një tjetër tragjedi ndodhi në Gramsh. Babai, me dy djemtë e tij dhe nipin u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh. Kurse një 58 vjeçar, që lëvizte me një kalë karroce u përplas për vdekje në qytetin e Elbasanit, raporton abcnews.al.

Gjatë pasdites, një i ri humbi jetën në Himarë pasi makina që po drejtonte doli nga rruga dhe u përmbys dhe për pasojë mbetën të plagosur edhe tre turistë të tjerë.

Paraditen e sotme, një 45-vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në Elbasan pasi ka rënë nga lartësia. Ai ka qenë duke lyer muret e një ndërtese kur ka rënë aksidentalisht.

Lexo edhe:  Zjarr në Klinikën e Psikiatrisë, një pacient dyshohet djegur vetën