Temperatura të larta, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.

Temperaturat pritet të shënojnë edhe edhe pak rritje dhe pritet të lëvizin nga 18 ajo minimale deri në 37 gradë Celsius ajo maksimale.

Pasdite mund të ketë ndonjë zhvillim të rrebesheve të izoluara në veri dhe veriperëndim të vendit, kryesisht në zonat kodrinore-malore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë  i nxehtë. Pasdite në veri të Malit të Zi mund të ketë ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në zonat tjera nxehtë, thatë dhe me diell.

Të dielën ulje të lehta të temperaturave në tërë rajonin. Ulje paksa më të theksuara në disa vise të Republikës së Kosovës ku pasdite parashihen edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e hëna deri të mërkurën shumë nxehtë dhe me diell. Kulminacioni i të nxehtit afrikan pritet të martën dhe të mërkurën, ndërsa fronti i ftohtë afrohet nga veriperëndimi. Ky front do të vijë të mërkurën mbrëma ose në fillim të ditës së enjte dhe do shkaktoi ulje më të theksuara të temperaturave ku lokalisht priten rrebeshe kalimtare shiu me vetëtima dhe bubullimë./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Vendet që mbesin pa energji elektrike sot dhe nesër