Arrestohet tre persona, penguan zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës

Tre persona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohen se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes zyrtare.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Kllokot, të martën e dy janarit.

I njëjti, në raportin 24-orësh të policisë është cilësuar si “pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, kanë penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Për ta bojkotuar mësimin, nxënësit ia vënë flakën shkollës në Prishtinë