Vasiljeviq: Djali im s’e nguci çikën e kryetarit (VIDEO)
Sot në Gjykatën Themelore të Ferizaj, dega në Shtërpcë, u mbajt seanca ndaj Danijel Vasiljeviq, të dyshuar për ngacmimin e vajzës së kryetarit të komunës, Dalibor Jevtiq.
Por, me këto dyshime nuk po pajtohet babai i djalit, pasi thotë që arrestimi i tij u bë për arsye politike, pasi nuk është përkrahës i Listës Serbe, derisa paralajmëroi se për këtë që po i ndodhë do të hy në grevë urie.
“Është padrejtësi politike, pasi që qe 10 vite ushtrohet terror ndaj familjes time. Dalibor Jevtiq është fajtori për të gjitha. Ai është qeveri këtu. Është më i fortë se Kurti dhe të gjithë”, tha Goran Vasiljeviq, babai i të dyshuarit.
Se çfarë fakte u prezantuan në seancën gjyqësore të së mërkurës, ku të dyshuarit iu dha 30 ditë paraburgim, mediat nuk e morën vesh, pasi ajo u zhvillua pa publik.
Jashtë Gjykatës u vërejt se numri i zyrtarëve policor u shtua.
Disa nga ta që erdhën nuk deshën të xhirohen dhe urdhëruan largimin e mediave nga oborri i Gjykatës.
Kontakti përmes telefonit e takimi me kryetarin e Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, që i pamundur gjatë të mërkurës, derisa shefi i kabinetit e tij, mohoi që rasti ka të bëjë me politik.