575 mijë orë mësimore kanë humbur si pasojë e grevës, LDK: Dialogu është zgjidhja
Që nga fillimi i grevës, deri sot – kanë humbur 575 mijë orë mësimore.
Për këtë çështje ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka thënë se vetëm “dialogu është zgjidhja”.
“Humbje enorme nga greva. Përgjegjësia është e madhe ndaj fëmijëve, familjeve e qytetarëve të Kosovës”.
“Dialogu është zgjidhja. Por, si mund të gjeje zgjidhje një Qeveri që as nuk dëgjon e as dialogon?! Zgjidhjet dalin nga bisedimet e adresimi i kërkesave, e jo nga shtypja e presioni”, thuhet në reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.