E dhimbshme: Pronari i fabrikës së ujit në Junik dhe bashkëshortja e tij vdesin tragjikisht në bjeshkë

Pronari i fabrikës së ujit, “Juniku” në këtë qytet, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.

Faqja “Deçani” në Facebook njoftoi se ata vdiqën si pasojë e plasjes së një bombole gazi.

“LAJM TRAGJIK:Ky është Mic Tofaj (pronarë i fabrikes së ujit JUNIKU) i cili ka humbur jeten tragjikisht, bashkë me bashkëshorten e tij, në bjeshkët e Junikut, si pasoj e plasjes së një bumbole gazi.Ngushëllime familjes Tofaj, miqëve, shokëve dhe gjithë atyre që e kan njohur Micin dhe bashkëshorten e tij”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje.

Lexo edhe:  Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë