Veri: Sekuestrohen bomba, municion e uniforma të ngjashme që u përdorën nga terroristët në Banjskë

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Mitrovicën e Veriut, ku kanë gjetur tela gjemborë, bomba e uniforma të ngjashme si ato që janë përdorur nga terroristë në sulmin e Bnjskës.

Në njoftim thuhet se njësitet policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe operative në lagjen e Boshnjakëve, ku kanë realizuar një operacion kontrolli.

Sipas Policisë aty janë gjetur tela gjemborë të improvizuar (trige), bomba tymosëse, municion dhe një uniforme.

Vlen të potencohet se uniforma e gjetur sot është e ngjashme me uniformat gë janë përdorur nga grupi terrorist ne Banjskë në shtator të këtij viti veprime policore operacionale në teren ende po vazhdojnë me gëllim të identifikimi te mjeteve tjera të dyshuara në mënyrë që të parandalohet rrezikimi nga to, i qytetarëve apo të parandalohet ndonje sulm ndaj Policisë së Kosovës qe po punojnë për ruajten e rendit dhe garantimin e sigurise”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe:  Gjakovari e vjedh dhe e shet televizorin e shtëpisë, nëna e raporton në Polici