Zhegrova dribluesi më i mirë në Ligue 1

Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, po kalon një formë fantastike këtë sezon në Ligue 1.

Ai po bën paraqitje shumë të mira me ekipin e tij Lille.
Zhegrova mori lëvdata sidomos për atë ndaj Paris Saint Germain, duke bërëdriblime të jashtëzakonshme e duke i kaluar kundërshtarët me shumë lehtësi.

24-vjeçar aktualisht po i prin listës së dribluesve të ligës franceze.

Edon Zhegrova e ka publikuar listën në Instagram.

Ai deri më tani i ka bërë 46 driblime.

Futbollisti i Kosovës, ndiqen nga Romain Del Castillo, që i ka po ashtu 45, ndërsa i treti është Romain Faivre me 44.

Ish-futbollisti i Barcelonës, Ousmane Dembele i ka 41 driblime, ndërsa shoku i tij i skuadrës tek PSG-ja, ylli Kylian Mbappe i ka 39 driblime deri tash.

Lexo edhe:  ompletohet Grupi B, këto janë kundërshtarët e Shqipërisë në evropian