Aksident i frikshëm në Malishevë: 8 persona të lënduar, një në gjendje kome
Tetë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur rreth orës 00:50 në fshatin Mirushë të Malishevës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërsa njëri prej të lënduarve është në gjendje kome.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale të shkaktuar lëndime trupore kanë pësuar tetë persona të cilët janë dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor, njëri prej tyre gjendet në gjendje kome”, thuhet në raport.
Ndërkaq, rasti është në procedurë hetimore.