E rëndë: Humb jetën një foshnje e porsalindur në Suharekë, nëna kërkon ndihmë në Polici

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Studenqan të Suharekës, ku një foshnjë e porsalindur ka ndërruar jetë dhe akoma nuk dihen shkaqet e rastit, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se nëna e foshnjës e ka raportuar rastin.

Bytyqi njoftoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë mbledhur dëshmitë nga dëshmitarët.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të hapet rast “Hetim i vdekjes”.

Lexo edhe:  Zhduket 29-vjeçari serb, ekipet e Kërkim-Shpëtimit të FSK-së në terren për gjetjen e tij