Vetaksident në magjistralen e Mitrovicës, rrokulliset vetura tek “faqja e lëmut” në Vojtesh
Një vetaksident ka ndodhur në orët e mëngjesit sot në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj, ku një veturë është rrokullisur.
Fatmirësisht, shoferi i veturës ka shpëtuar me lëndime të lehta.
“Jepi zë” ka siguruar pamjet nga ky vetaksident, i ndodhur në magjistralen e Mitrovicës, më saktësisht tek vendi njohur si “faqja e lëmut” në Vojtesh.
Ky vend edhe nga e kaluar njihet si vend i rrezikshëm për shkak të një kthese të madhe dhe mundësisë për rrëshqitje të veturave.
Ndryshe vetaksidentet janë kthyer si dukuri shqetësuese në Kosovë dhe përbëjnë 1/3 e të gjitha aksidenteve me fatalitet./ Jepi zë