Pejanit ia djegin dy vetura afër shtëpisë së tij, dëmi kap vlerën e mbi 20 mijë eurove

Rastet e zjarrvënieve të qëllimshme, qoftë në vetura, lokale apo hapësira të ndryshme publike s’janë edhe fort të rralla në vendin tonë. Kështu ka ndodhur edhe të hënën, në rrugën “Mbreti Zog” në Gjilan, ku dikush ia vuri flakën dy veturave, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar pronari i veturës, i cili ka raportuar se dikush ua ka vënë flakën dy veturave që i kishte të parkuara afër shtëpisë së tij.

Bazuar në dëshminë e viktimës, vlera e dëmit është mbi 20 mijë euro dhe i njëjti ka deklaruar se nuk ka dyshime se cili mund të jetë motivi.

Si rezultat i raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Ndërkohë Policia ka siguruar pamje të incidentit dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar.

Lidhur me incidentin, me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është hapur si “Zjarrvënie”.

Lexo edhe:  Dalin rezultatet e provimit pranues për disa fakultete të UP-së