Ky është personi i arrestuar që dyshohet se sulmoi këmbësorin me thikë në Prizren

Sot u raportua për një ngjarje të tmerrshme të ndodhur sot në Prizren, ku pas një konflikti në komunikacion, pasagjeri i një veture dyshohet se ka sulmuar me thikë një këmbësor. Sinjali mëson se një person tashmë është arrestuar si i dyshuar lidhur me këtë rast.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, me ç’rast është bërë e ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Sinjali mëson se personi i arrestuar është Endrit Shemsidini.

Ndryshe, nga Policia po ashtu më herët kanë njoftuar se këmbësori i cili u ther me thikë në qafë është jashtë rrezikut për jetën.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Lëndime në gjoks e qafë, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurve nga shpërthimi në Prizren