Këta janë dy të arrestuarit për kurdisje të ndeshjeve, njëri trajner, tjetri refer

Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion në qytetin e Prizrenit.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për arrestime të dy personave të përfshirë në kurdisje të ndeshjeve.

Bëhet fjalë për Daut Mehmetin, referi i FIBA-së si dhe një trajner të basketbollit kosovar.

Policia ende nuk ka dal me një qëndrim rreth këtij aksioni.

Lexo edhe:  Sot varroset 25-vjeçari që vdiq nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren- Ishte dërguar edhe në Turqi për mjekim