Burrit në Prishtinë ia vjedhin veturën, kur zgjohet nga gjumi s’e gjen aty ku e parkoi

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Një rast i tillë i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një 65-vjeçar, i cili ka deklaruar se mesnatën e 11 gushtit e ka parkuar veturën në parkingun e banesave, por të njëjtën nuk e ka gjetur aty mëngjesin e nesërm.

Nuk raportohet për persona të dyshuar, mirëpo njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat se si ka ndodhur rasti.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si ‘Vjedhje e rëndë’.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Sami Lushtaku dërgohet në orët e vona në zyrat e EULEX-it