Aksident me 5 të lënduar në Skenderaj, 4 dërgohen në spital të Prishtinës e Mitrovicës

Rreth orës 20:00 ka ndodhur një Aksident trafiku në rrugën magjistrale Skenderaj – Vushtrri përkatësisht në vendin e quajtur Gofile në Skenderaj.

Burime të portalit rajoni.org, kanë bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale të lënduar kanë përfunduar 5 persona.

Të njejta burime kanë treguar se dy të lënduar janë derguar në QKUK, ndërsa dy të tjerët janë derguar për trajtim të metutjeshem në spitalin rajonal në Mitrovicë, ndërsa njëri nga të lënduar ka shpëtuar me lendime të lehta.

Lexo edhe:  Xhelozia mollë sherri mes çiftit në Fushë Kosovë, burri e rrah gruan me shuplaka e shqelma