Ndodh mrekullia pas tornados në Tenesi: Foshnja katërmuajshe gjendet e gjallë në një pemë
Pas tornados në Tenesi, një foshnjë katërmuajshe është gjetur e gjallë në një pemë. Prindërit e saj kanë bërë të ditur se shiu i rrëmbyeshëm kishte dëmtuar shtëpinë e tyre, duke e marrë kështu edhe foshnjën.
Foshnja, vëllai i tij njëvjeçar dhe prindërit pësuan vetëm disa lëndime dhe mavijosje të vogla, shkruan BBC.
Derisa tornado u afrua, nëna e dy fëmijëve, 22-vjeçarja, Sydney Moore, tha se çatia e shtëpisë së tyre lëvizëse ishte dëmtuar.
“Filloi tornado dhe mori koshin me foshnjën time në të. Diçka në mua më tha të vrapoja dhe të hidhesha mbi fëmijën tim, por momentin që u hodha mbi të, muret u shembën, unë po shtypesha, nuk mund të merrja frymë”, është shprehur ajo.
Sipas GoFundMe, Zoti “dukej sikur ishte vendosur në pemë butësisht” foshnjën sikur “një engjëll ta udhëzoi i sigurt në atë vend”.