Burri në Fushë Kosovë sulmon gruan shkaku i fëmijëve, përfundon në Polici

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, është shndërruar në një rutinë të pandashme. Burra që rrahin gratë dhe vajzat e qytetarë që ushtrojnë dhunë ndaj prindërve, janë vetëm disa nga rastet e shpeshta të dhunës brenda familjes në vendin tonë, raporton Gazeta Sinjali.

Në Polici kanë përfunduar së fundi një çift nga Fushë Kosova, pasi burri dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi bashkëshorti i saj dyshohet se e ka sharë e ofenduar, e më pas edhe e ka sulmuar fizikisht.

Si rezultat i denoncimit, 33-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka mohuar të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, por ka pranuar se kanë pasur konflikt për përkujdesjen dhe higjienën e fëmijëve.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa viktima me fëmijët janë dërguar në strehimore.

Lexo edhe:  Iu ndërrua vendi i punës – mësimdhënësja e refuzon vendimin, arrestohet për “pengim të procesit mësimor”