Vetëplagoset aksidentalisht një 40-vjeçar, ishte në gjendje të dehur

Mbajtja dhe përdorimi i armëve pa autorizim është një dukuri mjaft e shpeshtë në vendin tonë, që jo rrallëherë ka përfunduar me vetëplagosje, plagosje por edhe tragjikisht. Një rast i tillë ka ndodhur sot në fshatin Rogovë në Gjakovë, ku një person ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 40-vjeçar, i cili është dërguar në këtë qendër për trajtim pasi ka pësuar plagë nga arma.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, në momentin që ka ndodhur incidenti, i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe si pasojë e gjendjes së tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka shtënë në drejtim të vetes.

40-vjeçari tashmë ndodhet në spital, ku po vazhdon trajtimin mjekësor.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë, me ç’rast kanë njoftuar se njësitet policore janë aktivizuar për ta trajtuar rastin.

Lexo edhe:  Eskalon situata në koncertin në Tetovë për nder të Kurtit, një person dëshiroi t’i afrohet kryeministrit, alarmohet sigurimi