“Mirupafshim vendi im”, një nga ushtarët më të mirë e lë ushtrinë, merr rrugën e mërgimit

Një nga ushtarët më të përgatitur të FSK-së, Edmond Krasniqi, e ka lënë Ushtrinë e Kosovës.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij, shkruan “Jepi zë”.

Edmondi ka treguar se ka zgjedhur të shkojë jashtë vendit për një jetë më të mirë.

Kujtojmë se është rritur numri i personave që lënë ushtrinë dhe zgjedhin rrugën e mërgimit.

Ky është postimi i plotë:

Nga ish Rreshteri i Forcës së
Sigurisë së Kosovës

Kur u punësova si Ushtar në FSK- në e Kosoves time ( viti 2009-2010) ishte një emocion i pa parë , krenar ,plotë vullnet për ti sherbyer këtij vendi.
Si sot më duket që po e shoh nanën time tu rreh shuplak e kah më përcjell në dritën e syve, në ceremonin e Diplomimit tim.
Ishte dhe do të jetë një ndër ditët ma të bukura të viteve të mija deri tani.
Gjatë afro 14 viteve shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhash maksimumin tim në punë,në shoqëri dhe vend.
Jam shumë krenar me shokët e mi, kolegë të secilës grad, të secilit qytet apo fshat, që kemi bashkëpunuar dhe që kemi kaluar kohë bashkë,për të cilët e them me bindje se në cdo kohë pa kursyer jetën janë të gatshëm me mbrojtë cdo cep të Kosovës.
Une e zgjodha këtë rrugë,për një jetë më të mirë sikurse edhe shumë të tjerë cdo ditë që po e braktisin këtë vend.
Ky vend gjithëmon do të jetë vendlindja ime, dhe ju do të jeni gjithemonë shokët e mi USHTAR.
Unë ndihem gjithëmonë krenar me ju !
Mirëupafshim vendi im!

Lexo edhe:  Këtë të diel ndryshon ora, mësoni se si lëvizin akrepat