Që 1 vit bashkëjetonte me një të mitur, arrestohet burri nga Vushtrria

Një person është arrestuar në Vushtrri ditën e djeshme.

Ai është arrestuar nën dyshimin se nga viti 2021 ka bashkëjetuar me të miturën kosovare.

Raporti policor:

Vushtrri 30.08.2022. Me datën 05.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin e bazuar se i njëjti nga viti 2021 ka bashkëjetuar me të miturën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, 22-vjeçari bie në pranga – Policia gjen fishekë dhe një gëzhojë