Dhuna ndaj grave s’ka të ndalur, rahovecasi rrah bashkëshorten me të cilën është në proces divorci

Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Me një situatë të tillë është përballur një grua në Rahovec, e cila ka denoncuar për dhunë bashkëshortin e saj me të cilin është në proces divorci.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur pasi 33-vjeçarja ka kontrolluar telefonin e bashkëshortit, gjë e cila e ka revoltuar tej mase këtë të fundit, duke eskaluar në dhunë fizike ndaj saj.

Gruaja ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje si i dyshuar për dhunë në familje.

Lexo edhe:  Pritej të përfundohej më 2023: Autostrada Prishtinë-Gjilan kantier ndërtimi me gropa e lloç