Aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në segmentin rrugor të rrugës nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Kçiq, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion që kanë pësuar dëme materiale.

Përveç dëmeve materiale, një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor

Lexo edhe:  Rrëfimi rrëqethës i babait të 36-vjeçarit që vdiq me gruan në aksident: Më thanë një ndeshje e vogël, para një jave vdiq nana e nuses së tij