Burri kosovar raporton në Polici se dikush ia vuri flakën varrit të gruas së tij

Një person është ankuar në polici se persona të panjohur ia kanë vënë flakën varrit të bashkëshortes së tij në Prizren.

Sipas policisë, si pasojë varrit i është djegur pllaka e drurit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë ndezur zjarrin afër varrit të bashkëshortes së tij dhe si pasojë i është dëmtuar –djegur pllaka e drurit me mbishkrimin e varrit”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti ka kaluar në procedurë hetimore.

Lexo edhe:  Dyshohet se e dhunoi një 11-vjeçare në një tualet publik, Gjykata ia cakton një muaj paraburgim ferizajasit