Çka bisedoi Naim Murseli me pronarin e marketit afër vendit të krimit pak pas aktit

Vrasja e Liridona Ademajt, rast për të cilin njëri prej të dyshuarve është bashkëshorti Naim Murseli, vazhdon të mbetet enigmatik.

Ndonëse organet e drejtësisë po punojnë për ta gjetur autorin dhe kuptuar motivet, shumë verzione deri më tani, gjithsesi të pakonfirmuara, kanë dalë në publik.

Por çka ndodhi ditën e krimit?

Murseli së bashku me familjen e tij ishin ndalur për të blerë gjësende në një market rrugës për në shtëpinë e tyre në lagjen luksoze në Bërnicë.

Me të ndodhur vrasja, Murseli ishte kthyer në market dhe kishte kërkuar ndihmë nga pronari i saj.

Lexo edhe:  Njëri nga të dyshuarit që kanosi dhe pengoi Policinë në Prizren është asamblist i VV-së